Një i ri shqiptar sulmohet në veri të Mitrovicës

Një i ri shqiptar sulmohet në veri të Mitrovicës

05 mars 2018 20:44

Sonte në mbrëmje është rrahur një shqiptar në veri të Mitrovicës, gjegjësisht në sheshin “Mbreti Petar”.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili ka thënë se rasti është raportuar në polici në ora 18:20.

Ai pohoi se viktima është një djalë i moshës së mitur dhe është sulmuar nga një grup i të rinjve serbë, deri sa ishte duke shëtitur me një shok të tij.

“Viktima ka qenë duke shëtitur me një shok të tij, kur një grup i serbëve e ka sulmuar fizikisht. I njëjti është dërguar në jug të Mitrovicës për trajtim shëndetësor. Ai ka një prerje në pjesën e mbibërrylit”, ka thënë Hoti për KosovaPress.

Sipas raportit mjekësor, lëndimi është i natyrës së lehtë, kurse viktima në prezencën e prindërve ka raportuar për rastin në Polici të Kosovës.

Ai pohoi se njësitë policore janë urdhëruar për të identifikuar sulmuesit.

Sipas burimeve të Kosovapressit, dyshohet se ai është rrahur nga një grup i quajtur “KM-Forte”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme