Kronikë

Nxënësi ther një mësimdhënës në Pejë

Një nxënës dyshohet të ketë therur një mësimdhënës në afërsi të Shkollës së Mesme Teknike “Shaban Spahija” në Pejë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për të cilin thotë se është informuar pas orës 11:00.

Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka thënë se mësimdhënësi B.B. është lënduar në këmbë dhe ka marrë trajtim mjekësor dhe se gjendet jashtë rrezikut për jetë.

Sa i përket të dyshuarit të mitur, ai ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar nga policia.