Gjykata në Prizren i cakton 40 ditë paraburgim shtetasit të Shqipërisë për vjedhje në Francë Foto: Koha / ilustrim

Gjykata në Prizren i cakton 40 ditë paraburgim shtetasit të Shqipërisë për vjedhje në Francë

05 mars 2018 16:30

Gjykata Themelore e Prizrenit, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, i ka caktuar masën e paraburgimit prej dyzet ditëve të pandehurit me iniciale R.T. nga Rrethi i Laqit – Republika e Shqipërisë.

Kjo Gjykatë thotë se me datën 03.03. 2018, në vendkalimin kufitar të Vërmicës, gjatë kontrollimit të dokumentacionit, është ndaluar shtetasi i Shqipërisë me iniciale R.T. nga rrethi i Laqit – Republika e Shqipërisë, për shkak se ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë” në territorin e Republikës së Francës.

Për këtë vepër, Gjykata Themelore e Prizrenit thotë se i pandehuri ka qenë i kërkuar sipas urdhër arrestit të Interpolit me nr. 2017/270068 i lëshuar me datën 24.10.2017 për arrestimin e të kërkuarit me kërkesë për ekstradimin pranë autoriteteve të Republikës së Francës.

“Andaj, me qëllim të konkretizimit të ekstradimit, ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit në bazë të nenit 165 par.2 nën para.2.5.1 të KPK-së, po ashtu duke e pasur parasysh edhe faktin se i njëjti ka qenë në arrati dhe i ka ikur përgjegjësisë penale, rrethanat tregojnë se i njëjti mund të arratiset përsëri dhe do të pengojë procedurën e ekstradimit, e me këtë do të pengojë rrjedhjen e procedurës penale, andaj gjykata e vlerëson se janë plotësuar kushtet për të caktuar masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej datës së ndalimit 03.03.2018, nga ora 13:15 minuta, e deri me datën 11.04.2018.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme