Kronikë

Gjendet në Prishtinë 18-vjeçarja e raportuar e zhdukur

Është gjetur në Prishtinë 18-vjeçarja Donjeta Avdijaj nga Peja, që dje u raportua e zhdukur.

Zhdukja e 18 vjeçares nga Peja – dyshohet se gjendet diku në Prishtinë

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai ka thënë se Avdijaj tani është në polici në Prishtinë, ndërsa është njoftuar rajoni policor i Pejës që do të merret me rastin.