Zbulohet sasi e madhe droge në Mallakastër, arrestohen 4 femra Foto: Koha / ilustrim

Zbulohet sasi e madhe droge në Mallakastër, arrestohen 4 femra

04 mars 2018 12:32

Policia e Fierit ka goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, me ç’rast janë arrestuar në flagrancë 5 shtetas.

Të arrestuarit janë 24-vjeçari Gazment Allkaj, 41-vjeçarja L.J., 30-vjeçarja F.J., 47-vjeçarja O.J. dhe 31-vjeçarja .I.J.

Arrestimi u bë pas informacioneve operative se në banesën e shtetasit G. A, ishte në proces përpunimi një sasi lënde narkotike kanabis.

Në banesën në fshatin Çorush është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 349 kg lëndë narkotike, një pjesë në proces përpunimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme