Kronikë

Zhduket aktorja shqiptare në SHBA, policia në LA kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Adea Shabani nuk është lajmëruar që prej të premtes së javës së shkuar në Los Anxhelos.

Familja dhe miqtë e saj kanë thënë se kjo gjë është e pazakontë për 25-vjeçaren, raporton KTV.

Aktorja e re shqiptare është zhdukur pa gjurmë, derisa Departamenti i Policisë në LA ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.

Sipas miqve, shqiptarja nga Maqedonia e kishte lënë derën e banesës të hapur, sikur e kishte ndërmend të kthehej.

Image

Adea e la Maqedoninë për të studiuar aktrimin dhe ka jetuar vetëm në Los Anxhelos për dy vjet, njoftojnë mediat amerikane.

E, frika u shtua kur ajo mungoi në një ligjëratë të rëndësishme dhe kur ajo nuk postoi asgjë nëpër rrjetet sociale.

Shokët e saj kanë filluar të shpërndajnë njoftime për shqiptaren e zhdukur, për të cilën autoritetet kanë thënë se për herë të fundit është parë më 23 shkurt.

Ndërkohë, nëna e saj tashmë ka angazhuar një hetues privat për të kërkuar vajzën dhe ka udhëtuar nga Maqedonia drejt Shteteve të Bashkuara..