Kronikë

Dy shtetas të Shqipërisë kapen në Skenderaj me 60 kg drogë

Dy persona janë arrestuar mbrëmë rreth mesnatës në Skenderaj, pasi që gjatë kontrollit të policisë tek ta janë gjetur rreth 60 kilogramë marihuanë, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Sipas këtyre burimeve, dy të arrestuarit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe aktualisht ndodhen në polici.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar arrestimin e dy të dyshuarve, por nuk ka dhënë detaje më shumë.