Vjedh në Suharekë, arrestohet në Gjilan

Vjedh në Suharekë, arrestohet në Gjilan

01 mars 2018 11:10

Mbrëmë, rreth orës 22:00 në Gjilan është arrestuar i dyshuari S. R. gjatë një kontrolli rutinë i cili sipas raporteve hetimore kërkohej për vjedhje të kryer në Suharekë.

I dyshuari është sjell në polici në Suharekë dhe është intervistuar, transmeton Koha.net njoftimin nga Policia e Kosovës .

Gjatë intervistës janë sqaruar detaje nga kjo vjedhje. Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari ndalet nën masën e arrestit për 48 orë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme