Një i arrestuar në Pogragjë të Gjilanit, i gjenden armë, municione e drogë Foto: Ilustrim

Një i arrestuar në Pogragjë të Gjilanit, i gjenden armë, municione e drogë

01 mars 2018 09:09

Me 28 shkurt 2018, rreth orës 09:35, në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore njësitet hetuese të stacionit policor të Gjilanit kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të një të dyshuari shqiptar, shtetas i Kosovës, me ç ‘rast janë gjetur dhe konfiskuar:

• një pistoletë ECOL MOD.92 PIRAT COMPACT, 9 mm PA.MAGNUM

• një karikator i armës pa municion,

• dy karikatorë të armës TT të kalibrit 7.62 mm,

• 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm,

• 22 copë fishekë të kalibrit 12 GA,

• një pushkë e gjuetisë dy tytash

• një qese me guri kristalor që dyshohet të jetë substancë narkotike ,,Kokainë” me peshë 5.2 gr.

• 3 qese të mbushura që dyshohet të jetë substance narkotike marihuanë me peshë 18.9 gr,

• 7 copë thika të ndryshme , dhe

• 2 paketime letër të quajtura ,,rizlla”, që shërbejnë për mbështjelljen e duhanit.

I dyshimti është intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është arrestuar dhe ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme