Kronikë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Ferizaj

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e sotme në Ferizaj është shoqëruar në stacionin policor.

Jashari ka shpjeguar edhe rastin se si ka ndodhur deri te vrasja e një të riu, rreth të 30-ave.

Vrasje në Ferizaj

Sipas Jasharit, para vrasjes ka pasur një rrahje mes katër apo pesë personave pas një mosmarrëveshjeje për një borxh, dhe njëri nga të përfshirët ka shtënë me revole në drejtim të viktimës.

Të gjithë janë shoqëruar në polici, njëri nën dyshimin për vrasje dhe të tjerët për pjesëmarrje në rrahje.