Vrasje në Ferizaj Foto: Ilustrim

Vrasje në Ferizaj

28 shkurt 2018 19:16

Një person i vrarë është gjetur pasditen e të mërkurës në rrugën “Driton Islami” në hyrje të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Gashi ka thënë se bëhet fjalë për një të vrarë me armë zjarri, ndërsa viktima është i gjinisë mashkullore. Koha.net merr vesh se bëhet për një të ri, që në të kaluarën ishte marrë me tregti të veturave.

Detajet tjera nuk janë bërë të ditura, teksa policia është në vendin e ngjarjes duke zhvilluar hetimet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme