Kronikë

Trafikonin drogë, nga 12 të prangosur në Sicilie 6 shqiptarë

Policia italiane e provincës së Raguzës ka ekzekutuar sot operacionin e koduar “San Giovanni” i cili, siç transmeton Ora, ka çuar në arrestimin e 12 personave rezidentë në Sicili me akuzën e pjesëmarrjes në organizim kriminal me aktivitet trafikun e drogës. Mes të arrestuarve janë 6 shtetas shqiptarë.

Të arrestuarit shqiptarët janë:

1-Elvis Maloku, 20 vjeç,

2-Alandro Maloku, 22 vjeç,

3-Erion Rrapaj, 25 vjeç,

4-H.D., 24,

5-H.S., 25,

6-Z.A 18 vjec

Të arrestuarti e tjerë janë:

1-Italiani S.K., 17 anni vjeç

2-Italiani Salvatore Scatà, 24 vjeç,

3-Italiani Giuseppe Sergio Aiello, 27 vjeç,

4-Italiani Marco Aiello, 21 vjeç,

5-Tuniziani B.A.A., 25 vjeç

6-Gambezi T.L 21 vjeç ,

Hetimet e këtij operacioni të nisura më 2016 kanë zbardhur se të arrestuarit trafikonin drogë në një nga sheshet kryesore të Raguzës. Shumë prej klientëve të tyre ishin minorenë mes tyre dhe vajza që ofrononin favore seksuale në shkëmbim të dozave të kokainës.

Mes të arestuarve janë 2 minorenë; shqiptari Z.A që ende nuk i ka mbushur 18 vjeç dhe italiani S.K 17 vjeç, të cilët u janë dorëzuar Gjykatës së minorëve të Katanias.