Kapet sasi rekord e kokainës në Shqipëri, 613 kg

Kapet sasi rekord e kokainës në Shqipëri, 613 kg

28 shkurt 2018 11:05

Sasia rekord e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri është sekuestruar mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit.

Policia ka ndaluar 4 persona. Ora News mëson se ata janë emra të njohur. Në orën 11.00 Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit do japë një konferencë për median ne lidhje me operacionin ku u bllokua sasia rekord e kokainës. Mësohet se Prokurori kombëtar i Antimafias dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Rahoi cili vizitoi Tiranën të hënën e 26 shkurtit 2018 ka koordinuar veprimet.

Skaneri nuk e kapi drogën

Burime të Ora News bëjnë të ditur se sasia e drogës u kap me analizë risku nga hetimi doganor. Skaneri nuk ka konstatuar gjë ndërsa droga është gjetur në dopjo shasinë e kontenierit. Ekspertët e grupit hetimor kanë boshatisur konteinerin dhe kanë shpuar shasinë. Aty kanë konstatuar kokainën.

GPS spiun

Hetimet kanë nisur një muaj më parë dhe dyshohet se kamionit i është vendosur fshehurazi pajisje GPS. Me pajisjen e GPS dyshohet se prokuroria e policia kanë ndjekur lëvizjen e mjetit. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, i cili pasi është marrë në pyetje nuk ka pranuar që të ketë pasur dijeni për ekzistencën e lëndës narkotike.

Droga në kontenierin me banane

Plot 613 kg kokaine ishte fshehur në kontenierin e bananeve të ardhur nga Kolumbia dhe me destinacion përfundimtar Italinë. Sipas informacioneve të policisë kokainë ishte e paketuar dhe e fshehur në ambientet e brendshme të kamionit. Droga ishte fshehur në një kontenier me banane e cila ndodhej në kalatën e gjashtë të portit që prej datës 21 shkurt 2018 dhe po lundronte me linjën e tragetit Kolumbi-Spanjë-itali-Shqipëri. Dorga u zbulua me anë të qenit anti-drogë.

Kontrolle në magazinat e Maminasit

Kamioni ku u gjet kokaine ishte i një kompanie që tregtonte fruta ekzotike. Bëhet fjalë për kompaninë "Arbri Garden SHPK", kompani importuese e bananeve, me magazina në Maminas.

Policia po ushtron kontroll.

Burime nga sektori i anti-drogës bëjnë të ditur se operacioni për sekuestrimin e drogës u bë pas një hetimi në rrugë operative mbi trafikimin e lëndëve narkotike. Ndërsa informacionet kishin ardhur edhe nga Gjermania. Me hetimet po merret Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim dhe me vendet partnere

Komentet

Shto koment

Të ngjashme