Kronikë

Polici, një nga tre të akuzuarit për shitblerje të drogës

Pesë pako me marihuanë me peshë 5 kilogramë e 455 gramë, polici Gazmend Dobruna i kishte bartur më 2 tetor të vitit të kaluar në veturë nga Peja deri në fshatin Shakovicë të Komunës së Podujevës.

Destinacion të fundit kishte pasur qytetin e Podujevës, ku dyshohet se së bashku me Shaban Halimin dhe Aziz Hamitin kishin pasur në plan shitblerjen e kësaj substance narkotike. Më konkretisht, dyshohet se Dobruna kishte pasur në plan që këtë substancë t`ua shiste këtyre dy personave, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo atë ditë plani u kishte shkuar huq. Ata ishin ndalur nga policia në fshatin Shakovicë dhe pas kontrollimit, pakot me narkotikë ishin gjetur në bagazh të veturës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.