Arrestohet në Merdar një serb me 4 kg drogë Foto: Ilustrim

Arrestohet në Merdar një serb me 4 kg drogë

26 shkurt 2018 21:36

Policia e Kosovë, të dielën rreth orës 23:30, në stacionin policor kufitar në Merdar, është gjetur një sasi e dyshuar narkotike.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka thënë se gjatë kontrollit të kryer nga autoritetet në autobusin e një kompanie në dalje të Republikës së Kosovës, zyrtari policor kompetent gjatë realizimit të kontrollit në bagazhin e autobusit, kishte hasur në një valixhe në të cilën dyshohej se kishte një sasi të substancës së dyshuar narkotike.

“Pas veprimeve të nevojshme lidhur me ketë, Policia ka arritur ta identifikojë një person mashkull/serb, të dyshuarin me inicialet S. J. (1962-Prizren) me vendbanim në Beograd. Janë njoftuar njësitet relevante të antidrogës, K9 dhe forenzika dhe pas kontrollit të detajuar ka rezultuar në gjetjen e mbi 4 kg (4 kg 0.75 gram) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, ka thënë Hoxha për Koha.net.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, është iniciuar rasti për trafikim të substancave narkotike dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme