Paraqitej rrejshëm si zyrtar i KFOR-it, arrestohet Foto: Koha / ilustrim

Paraqitej rrejshëm si zyrtar i KFOR-it, arrestohet

26 shkurt 2018 15:30

Pas një pune të shkëlqyer hetimore dhe operative të realizuar nga ana e hetuesve të stacionit policor Qendra, sot është arrestuar ne flagrancë i dyshuari B. Haziri, mashkull, 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për disa vepra të mashtrimit.

Mbështetur në rezultatet e veprimeve hetimore të ndërmarra nga ana e policisë dyshohet se deri tani i dyshuari ka arritur të mashtrojë së paku 4 qytetarë të Republikës së Kosovës duke u paraqitur rrejshëm si zyrtar në një nga kampet e KFOR-it, në Prishtinë.

Pothuajse në të gjitha rastet e raportuara i dyshuari u ka marrë vlera të parave nga 3,500-5,000 euro qytetarëve të ndryshëm duke i mashtruar se në këmbim do të marrin vetura ose mjete të rënda pune.

Vlera e përafërt e mashtrimit dyshohet të jetë 17,000 euro.

Me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, për t’u dërguar më pas në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme