Të dyshuarve për prostitucion nga një muaj paraburgim

Të dyshuarve për prostitucion nga një muaj paraburgim

26 shkurt 2018 14:39

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurve me iniciale R.H, nga fshati Ballsh – Prefektura Fier, Shqipëri, e pandehura me iniciale SH.P. e lindur në Berat, tani me vendbanim në Prizren, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale mundësimi ose detyrimi në prostitucion nga neni 241 par.2 lidhur me nenin 31të KPRK-së, dhe i pandehuri me iniciale F.U. nga fshati Pirana – Komuna e Prizrenit, për shkak të veprës penale ofrimi i lokaleve për prostitucion nga neni 242 par.2 të KPRK-së, e cila masë do të llogaritet prej kohës së ndalimit me datë 22.02.2018,dhe do të zgjasë deri më datën 22.03.2018.

Sepse prej datës së pavërtetuar e deri me datën 22.02.2018, në motelin “Faton” në Prizren të pandehurit janë marrë me veprime të kundërligjshme me qëllim të përfitimit pasuror kanë ndërmjetësuar , rekrutuar, mundësuar, dhe detyruar të dëmtuarën me iniciale A.H., të merret me prostitucion duke e mbajtur në situatën e varësisë personale apo ekonomike.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme