Kronikë

Zihet në flagrancë duke vjedhur në një pompë benzine

Descriptive Text

Një person është arrestuar në Vushtrri pasi ishte zënë në flagrancë duke vjedhur pjesë metalike në një pompë benzine.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën në rrugën Xhevat Jusufi.

I dyshuari me vete kishte një kaçavidë dhe dana të cilat iu konfiskua.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.