Shkatërrohet në Greqi banda e drogës, vjedhjes me "lider" shqiptar

Shkatërrohet në Greqi banda e drogës, vjedhjes me "lider" shqiptar

25 shkurt 2018 12:45

Policia greke ka kryer një goditje të trefishtë të botës së krimit, duke shkatërruar dy banda të ndryshme të përfshira në trafikun e drogës dhe në vjedhje sistematike, ndërsa kanë operuar edhe me dhënien e parave me kamatë, bën të ditur oranews.

Në përfundimin e aksioneve në zonën e Atikës, policia ka arrestuar liderin e bandës, një 35 vjeçar shqiptar, katër grekë të moshave, 42, 39, 34 dhe 23 vjeç dhe tre shqiptarë, dy burra të moshës 24 dhe 35 vjet dhe një 29 vjeçar, ndërsa po kërkohen edhe dy shqiptarë të tjerë, përkatësisht 24 dhe 63 vjeç.

Të gjithë ishin aktivë nga muaji shtator në dy bandat, njëra prej të cilave përbëhej nga kapiteni shqiptar, 24 vjeç dhe një grek, 34 vjeçar.

Ata kishin trafikuar kokainë me vlerë mbi 19.000 euro, duke ua shitur më shumë se 40 personave në Halkida, Eretria dhe Artaki! Nëngrupi i dytë që përfshin të tjerët, kishte trafikuar kokainë dhe kanabis të papërpunuara me vlerë më shumë se 15.000 euro në rajonet e Evia.

Anëtarët e bandës akuzohen për ngritjen dhe anëtarësimin në një organizatë kriminale dhe trafikut të drogës.

Organizata e dytë kriminale, ka vjedhur nga korriku fabrika jo aktive dhe objekte të tjera në zonat e Viotia, Evia dhe Atikës. Kryesisht, vjedhjet ishin të destinuara për shitjen për skrap, ndërsa në grabitje janë përfshirë edhe makina. Deri më tani janë skanuar 15 vjedhje dhe dy përpjekje me vlerë mbi 500,000 euro, shkruan gazeta greke "Protothema".

Grupi i tretë që përfshihej në dhënien e parave me kamatë, ka filluar së funksionuari që nga muaji shtator i vitit të shkuar. Grupi gjente njerëz në vështirësi dhe menjëherë u jepeshin sasi të mëdha parash duke u kërkuar interesa nga 5 deri në 10%.

Nëse vonojnë pagesën, ata shantazhoheshin. Deri tani janë identifikuar 15 viktima dhe autorë të përballen me akuza për kamatë, grabitje, pastrimit të parave nga aktiviteti kriminal, etj.

Gjatë kontrolleve në banesat e grupit, janë gjetur 32.4 gram kokainë, 110.4 gram kanabis të papërpunuara, 11 pilula të drogës, peshore, dy armë zjarri, armë gjuetie, thika, etj.

Gjithashtu, janë sekuestruar makina të vjedhura, pajisje, bizhuteri, dhe të holla në shumën 104 595 euro, karta bankare, çeqe, shënime të ndryshme të shqyrtuara, dhe dy makina kamionë.

Të gjithë të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Chalkida.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme