Konfiskim armësh në Gjilan

Konfiskim armësh në Gjilan

23 shkurt 2018 09:45

Në fshatin Gadish, Gjilan dje është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, transmeton Koha.net.

Arrestimi është bërë pas kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 14 fishekë të kalibrit 8x 57..

Po dje, në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, Gjilan, me vendim të prokurorit, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar –i mitur, njofton raporti policor.

Gjatë kontrollit, në prezencë të nënës së tij, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipi Welt Wafen e kalibrit 7.65 si dhe një shufër metalike. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme