Kronikë

Një i arrestuar për zjarrvënie në Prizren

Descriptive Text

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar një person, i dyshuar për zjarrvënie në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.

Nga zjarri i shkaktuar më 20 janar, PK thotë se ishin djegur dy automjete, ishte dëmtuar pjesërisht një shtëpi, si dhe ishte përfshi nga flakët edhe një shtyllë elektrike, transmeton Koha.net.

“Me datën 20 janar, diku rreth orës tre pas mesnate, në rrugën “Rifat Krasniqi” pati ndodhur një zjarr vënie me ç’ rast ishin djegur dy automjete, ishte dëmtuar pjesërisht një shtëpi dhe ishte përshi nga flakët edhe një shtyllë elektrike”, thotë PK.

PK shton se pas një muaj hetime intensive nga hetues rajonalë, është identifikuar një person i gjinisë mashkullore i cili në momentin kritik është parë në vendin e ngjarjes.

“Kjo dëshmohet edhe me provat materiale të cilat i ka siguruar policia dhe të njëjtat do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të më tejme. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës, me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalët nën masën e arrestit policor”, thuhet në komunikatë.