I dyshuari për tentim vrasje vetëdorëzohet në Polici Foto: Ilustrim

I dyshuari për tentim vrasje vetëdorëzohet në Polici

22 shkurt 2018 19:02

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është dorëzuar i S. H., 45-vjeç, i dyshuar se ditë më herët ka plagosur një person N.M. (45) në Plluzhinë të Skenderajt.

Me këtë rast te personi i arrestuar është konfiskuar një armë e llojit pistoletë.

Personi i plagosur, pas tretmanit mjekësor në QKMF Skenderaj, është transferuar për në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ku është kryer vepra penale në cilësi të provës materiale është gjetur dhe konfiskuar një armë pushkë automatike, transmeton KP.

Sipas prokurorit kompetent rasti po hetohet ‘vrasje në tentativë’.

Hetuesit policorë janë duke punuar për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të kësaj vepre penale.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme