Kronikë

Vodhi tre herë kishën e Shna Ndoit, arrestohet 31-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vjedhjes së përsëritur të Kishës së “Shna Ndoit”.

Arif Mançe, 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, dyshohet dhe për dy vjedhje të tjera në Tiranë.

Në rrugën “Qemal Stafa”, ai është kapur në flagrancë me disa materiale të vjedhura në një zyrë tek “Pazari i Ri”, ku ka marrë dy trapan, një gur fresibël dhe një kompjuter.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i tre vjedhjeve të kishës së Shna Ndoit ku kishte marr kutitë prej druri me një sasi lekësh.

Gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugen “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një lap top dhe një kompjuter. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.