Kronikë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e një gruaje në Rogovë

Me datën 16 shkurt 2018 stacioni policor në Gjakovë ishte njoftuar në një shtëpi banimi në fshatin Rogovë të Gjakovës gjendej trupi i një femre pa shenja jete, njofton Policia e Kosovës .

Policia me prokurorin e shtetit dhe ekipin mjekësor, dolën në vendin e ngjarjes dhe ata konstatuan vdekjen e viktimës, femër rome/kosovare e moshës 55 vjeçare, transmeton Koha.net.

Nga raporti mjekoligjor është konstatuar se bëhej për vdekje të dhunshme, vrasje.

Pas shumë veprimeve hetimore Policia ka arritur që pas pesë ditësh të identifikojë dhe të arrestojë kryesin e kësaj vrasje:

F. G. lindur me 1981, mashkull/rom/kosovar

Me urdhër të prokurorit të shtetit i arrestuari po mbahet në ndalim policor dhe ndaj tij është ushtruar kallëzim penal.