Kronikë

Plagosje në Prishtinë, një i arrestuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se në mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Sipas njoftimit, njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas rezultateve të para dyshohej për një person të plagosur.

Në të njëjtën kohë është arrestuar një person si i dyshuar dhe është konfiskuar arma e cila dyshohet të jetë e përdorur në këtë rast.

Viktima është transferuar në QKUK për trajtim mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.