Apeli lë të lirë dy policët që fshehën provat në rastin Ivanoviq

Apeli lë të lirë dy policët që fshehën provat në rastin Ivanoviq

21 shkurt 2018 15:18

Gjykata e Apelit e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 12 shkurt sipas të cilit ishte refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e paraburgimit kundër të dyshuarve Zh.J. dhe D.M.

I pari po dyshohet për veprat penale “Manipulim më prova” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve. Ndërsa i dyti për veprën penale “Manipulim me prova”.

Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i Gjykatës së Apelit, gjeti se ankesa e prokurorisë kundër vendimit të shkallës së parë është e pa bazuar, pasi që Gjykata Themelore, ka vepruar drejt kur ka refuzuar propozimin e prokurorisë për caktimin e paraburgimit, ndaj të pandehurve, ngase nuk ka ofruar prova bindëse, që do të arsyetonin pretendimin se pse është i nevojshëm paraburgimi në këtë fazë të procedurës.

Gjithashtu, kjo gjykatë, vlerëson se në rastin konkret, nuk janë plotësuar kushtet ligjore të parapara në nenin 187 të Kodit të Procedurës Penale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme