Kronikë

Tre të rinj arrestohen në Mitrovicë për vjedhje të rëndë

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona nën dyshimin për një vjedhje të rëndë në një dyqan në zonën banuese në tunelin e parë në Mitrovicë, rreth orës 04:00 në mëngjesin e sotëm.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, pas 20 minutash në rrugën “Ramadan Krasniqi” në Mitrovicë është identifikuar dhe ndalur vetura në të cilën ndodheshin tre të dyshuarit me ç’rast ka gjetur një pistoletë, dy thika, një maskë, një shumë e parave metalike të raportuara të vjedhura në dyqan.

Ndaj të dyshuarve A.P.,19 vjeçar, B.H., 18 vjeçar dhe E.S. 18 vjeçar, pas procedurave intervistuese u është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tyre cilëve është ngritur kallëzim penal për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.