Kronikë

Një grua dhe dy të mitur arrestohen për “Vjedhje të rëndë”

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në një vjedhje të rëndë në rrugën “Adem Jashari” në Viti.

Sipas ankuesit, më 19 shkurt, rreth orës 00:30, disa persona të panjohur kishin thyer xhamin e një kioske dhe aty kishin vjedhur disa lloje të cigareve, në vlerë rreth 400 euro.

Polica e Kosovës ka arritur që t’i lokalizojë dhe arrestojë tre të dyshuar, një femër (1998) dhe dy të mitur te të cilët gjatë intervistimit janë gjetur prova të qëndrueshme se ata janë të involvuar në rastin e vjedhjes.

Njësiti i hetimeve ka konfiskuar disa pako të cigareve të llojeve të ndryshme nga të dyshuarit dhe i janë dorëzuar pronarit legjitim.

Me urdhër të prokurorit e dyshuara ndalohet në qendrën e ndalimit për 48 orë, kurse ndaj dy të dyshuarve të mitur lënda procedohet në procedim të rregullt.