Zjarr në një fermë të pulave dhe një stallë të lopëve, digjen tre krerë lopë Foto: Ilustrim

Zjarr në një fermë të pulave dhe një stallë të lopëve, digjen tre krerë lopë

19 shkurt 2018 09:44

Gjatë ditës së djeshme, është djegur një fermë e pulave në fshatin Mukushnicë të Skenderajt dhe një stallë e lopëve në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

Në rastin e fermës së pulave, njësitë përkatëse kanë lokalizuar zjarrin ndërsa sipas ankuesit, vlera e dëmit është e konsiderueshme.

Si pasojë e zjarrit në rrethana ende të panjohura, policia raporton se po heton rreth rastit.

Ndërkaq, në stallën e lopëve që është djegur në Rahovec, janë djegur edhe tre krerë lopë.

Në vendin e ngjarjes raportohet se kanë dalë edhe zjarrfikësit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme