Kronikë

Aksident me fatalitet në Shkodër, vdes babai me dy fëmijë

Tre anëtarë të së njëjtës familje dhe katër të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në orët e mbrëmjes së të dielës në rrugën Shkodër-Velipojë, raporton TCH.

Policia njofton se rreth orës 18:00, në afërsi të zonës së plazhit të Velipojës dy automjete, një tip Alfa Romeo, ku udhëtonte 40 vjeçari Edmond Preka me familjen e tij, gruan dhe 3 fëmijët, është përplasur me një makinë.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë djali 9 muajsh i Edmond Prekës, vajza e tij 10-vjeçare, si dhe është plagosur rëndë bashkëshortja dhe vajza tjetër e çiftit.

Ndërkohë, në automjetin tjetër udhëtonin dy persona. Policia raporton se edhe ata të dy kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë.