Kronikë

Mbrëmë në sheshin “Nëna Terezë” ka vdekur një person

Descriptive Text

Policia e Kosovës përmes raportit të sotëm policor ka njoftuar se një person mbrëmë ka vdekur.

Sipas policisë, viktima në rrethana të panjohura është alivanosur dhe ka ndërruar jetë.

“Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thotë policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.