Një muaj paraburgim për dy vjedhës të arit

Një muaj paraburgim për dy vjedhës të arit

16 shkurt 2018 15:05

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muajve të pandehurve me iniciale B.G. , dhe T.Q. që të dy nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Të pandehurit në bashkëveprim me të miturit, kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarve, dhe nga aty kanë përvetësuar stoli prej ari, duke i shkaktuar të dëmtuarve dëme të konsiderueshëm materiale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme