Kronikë

16 të arrestuar të dyshimtë për shumë vepra penale në Gjakovë

Descriptive Text

Në Gjakovë kohët e fundit kanë ndodhur disa vepra penale ‘vjedhje të rënda’, ‘grabitje’ dhe vepra tjera penale kundër pasurisë të cilat kanë qenë shqetësim për qytetarët e kësaj zone, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net .

Policia,transmeton Koha.net, ka identifikuar grupin prej tre personave qëkanë kryer disa grabitje, prej tyre dy janë të arrestuar dhe ndaj tyre është ushtruar kallëzim penal policor.

Gjithashtu nga këto angazhime në zbulim të vjedhjeve të rënda janë identifikuar dhe arrestuar 13 persona të dyshuar nga të cilët 3 janë shtetas të Shqipërisë, ndërsa të tjerët janë shtetas kosovarë të etniteteve të ndryshme.

Ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale policore.

Arrestimi i këtyre të dyshuarve ka rezultuar me zbulimin e shumë veprave penale kundër pronës e ndër to edhe rasti i vjedhjes në Teqenë e “Sheh Banit”.