Kronikë

Vajza e zhdukur në Gjakovë gjendet te motra e saj

Policia e Kosovës ka gjetur të miturën, e cila ishte raportuar si e zhdukur të hënën.

E njëjta është në gjendje të mirë shëndetësore dhe gjatë kësaj kohe kishte qenë në përkujdesje të motrës së saj të madhe e cila jeton në një banesë po ashtu në Gjakovë, transmeton Koha.net.

“E mitura me kërkesën e saj në prezencën e mbrojtësit të viktimave ka shprehur dëshirën që të vazhdojë të jetojë me motrën e saj”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është duke u hetuar nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit.