Policia bastis shtëpinë e një të dyshuari për drogë, gjen plot armë

Policia bastis shtëpinë e një të dyshuari për drogë, gjen plot armë

15 shkurt 2018 08:27

Me 14 shkurt 2018, rreth orës 13:15, Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale nga Gjilani së bashku me Njësinë e Anti Drogës nga shtabi qendror që veprojnë në Gjilan, me urdhër nga Gjykatësi i procedurës paraprake kanë bastisur shtëpinë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovë, me banim në fshatin Vërban të Vitisë.

Kjo me dyshimin se i njëjti posedon drogë dhe armë. Policia njofton se gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar si në vijim:

1. Një pushkë gjuetie CIFSANAV TUFEKLERI, Kal 12 mm, dhe katër (4) copë fishek,

2. Një armë pistoletë, MAUSER dhe një karikator,

3. Një Pistoletë modeli i pa njohur, cal 6.35,një karikator dhe katër fishek te kalibrit të njëjtë,

4. Një Pistoletë KNALIPATR NAOPATER kal 9 mm,

5. Një shkop gome

6. Një mbetje e dyshuar e substancave narkotike e llojit Marihuan,

7. Një granat dore, te cilën e ka konfiskuar njësiti i EOD-së. Me urdhër te Prokurorit i njëjti është ndaluar për 48 orë. Rasti i referohet PTH.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme