Arrestohet në Itali shqiptari me 105 kg marihuanë

Arrestohet në Itali shqiptari me 105 kg marihuanë

14 shkurt 2018 15:36

Policia e qytetit të Bolonjës ka arrestuar shtetasin shqiptar Rinardi Haxhiaj, 35 vjeç, me akuzën e trafikut të drogës së tipit marihuanë.

35 vjeçari shqiptar u arrestua në flagrancë në automjetin e tij ku u gjetën rreth 105 kg marihuanë e konfeksionuar në pako.

Në banesën e shqiptarit u sekuestruan rreth 5,400 euro kesh si dhe materiale që përdoren për konfeksionimin e drogës.

Arrestimi i shqiptarit është fryt i operacionit të disa ditëve më parë i koduar “Rexton” i cili çoi në shkatërrimin e dy grupeve trafikantësh shqiptarë dhe marokenë që trafikonin drogë në rajonin e Emilia Romagnës, në Lazio e në qytetin e Bolognas.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme