Rrëshqitje dheu në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit, nuk ka të lënduar

Rrëshqitje dheu në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit, nuk ka të lënduar

14 shkurt 2018 09:34

Në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit ka pasur rrëshqitje të dheut në vendin e quajtur “Kulla me çeshme”.

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se nga kjo rrëshqitje dheu nuk ka të lënduar, derisa ka bërë thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes.

“Jemi njoftuar se kompania përkatëse ka dal në vendin e ngjarjes dhe po e pastron terrenin. Qarkullimi i automjeteve vazhdon dhe se nuk ka ndonjë rrezik. Bëjmë thirrje që shoferët të kenë kujdes gjatë vozitjes”, ka thënë Agim Gashi për portalin Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme