Kronikë

Çrregullimi në kaldajë shkaktoi tymin në “Pashtrik”

Tym nga hoteli “Pashtriku” në Gjakovë ka dalë rreth orës 10 të mëngjesit. Arsyeja për këtë ka qenë një çrregullim në kaldajën e hotelit, raporton KTV.

Sipas Ahmet Hasit, drejtor i Drejtorisë së Policisë në rajonin e Gjakovës, defekti është evituar brenda minutash nga vet pronari i hotelit dhe nuk ka pasur të lënduar në këtë rast.