Në Ferizaj ndalohen gjashtë shtetas të huaj që po qëndronin ilegalisht Foto: Koha / ilustrim

Në Ferizaj ndalohen gjashtë shtetas të huaj që po qëndronin ilegalisht

13 shkurt 2018 10:00

Policia e Kosovës bën me dije se janë arrestuar dje në ora 11:00 gjashtë shtetas të huaj në Komunën e Ferizajt pasi të njëjtit dyshohet se kanë hyrë në territorin e Kosovës ilegalisht.

“Njësia policore në vend të ngjarjes ka identifikuar dhe njëherësh ndaluar gjashtë shtetas të huaj të cilët dyshohet se në Kosovë kanë hyrë në mënyrë ilegale. Viktimat e kontrabandimit janë dërguar në qendrën për azilkërkues dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme