Kronikë

50 vjeçi në Topanicë humb jetën pas vetëaksidentit me makinë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Topanicë të hënën mbrëma.

M.K. nga Koretini ka ndërruar jetë pas aksidentit që ndodhi në orën 19 në vendin e quajtur “Rrafshi i Topanicës”.

Burime të Radio 24, bëjnë të ditur se vetura ka goditur njërën prej barakave të vendosura pranë rrugës kryesore, me ç’rast kanë gjetur të pa jetë drejtuesin e automjetit.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në edhe zëdhënësi i policisë së Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund ta konfirmojmë se fatkeqësisht është e vërtetë. Bëhet fjalë për shqiptar, shtetas të Kosovës të lindur në vitin 1968, i cili për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë është përplasur me një objekt, ku më pas ka gjetur vdekjen. Policia ende po i vazhdon hetimet mbi këtë rast”, ka thënë Hashani.