Kronikë

Vdekje e dyshimtë e një nxënësi në Suharekë

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur rreth orës 17:55 një nxënës i gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë nuk ishte ndier mirë dhe kishte marrë trajtim mjekësor, dhe me të arritur në Spitalin Rajonal të Prizrenit është konfirmuar vdekja e tij.

Policia nuk bën të ditur shkaqet e vdekjes së tij dhe as inicialet e viktimës, përderisa e cilëson vdekje të dyshimtë, transmeton Koha.net.

“Sot, rreth orës 17:55 minuta, një nxënës i Gjimnazit “Jeta e Re” në Suharekë, përderisa ka qenë në orë të mësimit nuk është ndier mirë me shëndet dhe me ndihmën e një shoku, në këmbë kanë shkuar në Shtëpinë e Shëndetit ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe me urgjencë është nisur për në Spitalin Rajonal në Prizren. Pas pak, një mjek nga spitali ka konfirmuar vdekjen”, thotë PK.

Policia e ka iniciuar rastin si vdekje e dyshimtë. Është informuar prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.