Vdes nga fruthi një foshnje 8 muajshe

Vdes nga fruthi një foshnje 8 muajshe

09 shkurt 2018 16:45

Një foshnjë 8 muajshe e mbërritur nga Lezha në shërbimin e pediatrisë në QSUT ka humbur jetën.

Burime nga Qendra Spitalore Universitare thonë se bebja kishte mbërritur me bronkopneumoni në Pediatri, ndërkohë që u prek edhe nga virusi i fruthit , pasi foshnjat në këtë moshë nuk mund ta bëjnë vaksinën MMr që përmban dhe vaksinën kundër fruthit, shkruan tch.

Përveç bronkopneumonisë edhe temperatura e lartë e shkaktuar nga fruthi sollën humbjen e jetës së bebes 8 muajshe këtë të hënë.

Numri i te prekurve nga virusi i fruthit në shërbimin e pediatrisë ka mbërritur 65, të gjithë të pa vaksinuar nga fruthi, dikush për shkak se nuk ka mbushur moshën e dikush ngaqë prindërit e tyre kanë refuzuar t’u bëjnë vaksinën për shkak se e lidhin atë me autizmin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme