Shtatë vjet e gjashtë muaj burgim ndaj Xh.S, për veprën penale grabitja

Shtatë vjet e gjashtë muaj burgim ndaj Xh.S, për veprën penale grabitja

09 shkurt 2018 13:20

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Xh.S, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”, njofton kumtesa nag Gjykata .

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Musa Konxheli, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin Xh.S, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë e pesëqind (2.500) euro, transmeton Koha.net.

I pandehuri akuzohet se në dhjetor të vitit 2015, në Ferizaj ka hyrë në shtëpinë e A.S me vëllanë e tij D. dhe një person të panjohur, me përdorimin e forcës kanë përvetësuar pasurinë e luajtshme të të dëmtuarit, me qëllim që t’i sjellin vetës dobi pasurore të kundërligjshme.

Ata të maskuar, pasi iu është hapur dera e shtëpisë nga G.S i cili ishte i vetëm në shtëpi, e kanë kapur atë, e kanë zvarrë dhe duke i kanë kërkuar paratë e babait të tij i cili posedon një ndërmarrje për këmbimin e valutave dhe me këtë rast kanë filluar të demolojnë orenditë e dhomave dhe kanë gjetur dymijë e treqind (2.300) euro dhe stoli ari në vlerë rreth njëmijë e katërqind (1.400) euro, ndërsa pas kontrollimit të shtëpisë të njëjtit e kanë lidhur viktimën për karrige dhe janë larguar nga shtëpia.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej (pesëmbëdhjetë) 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme