Një muaj paraburgim për hajnin e dyshimtë

Një muaj paraburgim për hajnin e dyshimtë

09 shkurt 2018 12:06

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale M.Q. nga Prizreni, njofotn kumtesa nga Gjykata, transmeton Koha.net.

Masa është shqiptuarpër shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë

I pandehuri më 30.01.2018, rreth orës 20.00, në Prizren në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale T.K. në bashkëveprim me të pandehurin N.R. duke thyer, kaluar apo depërtuar me forcë në hapësirat e mbyllura me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, n nxjerrin nga vendi kabllot elektrike të instaluara në shtëpi, i dëmtojnë shkallët me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material në vlerë prej 5000 euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme