Kapen ‘mat’ dy tropojanët që vodhën një dyqan

Kapen ‘mat’ dy tropojanët që vodhën një dyqan

09 shkurt 2018 11:31

Dy autorë të dyshuar për vjedhjen e një dyqani në Tropojë janë arrestuar nga policia, e cila ka sekuestron 170.000 lekë, 80 seteka cigaresh të llojeve të ndryshme, dhe 1 kallëp tritoli.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se kanë arrestuar Din Sylajn, 22 vjeç, banues në fshatin Kolgecaj, si dhe Bledar Gelaj, 23 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, Tropojë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës në qytetin e Bajram Currit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetasit S.D., 47 vjeç, banues në Bajram-Curri, ku kanë vjedhur një sasi lekësh dhe steka cigaresh të llojeve të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasia prej 170.000 lekë dhe 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Din Sylaj, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1(një) kallëp tritoli, bën të ditur policia.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme