Vdekje e dyshimtë në veri të Mitrovicës Foto: Ilustrim

Vdekje e dyshimtë në veri të Mitrovicës

09 shkurt 2018 10:39

Një mashkull serb është gjetur të enjten pa shenja jete në banesën e tij në veri të Mitrovicës.

Njësitet policore dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 fishekë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme