Një i plagosur në Nikaj të Kaçanikut Foto: Ilustrim

Një i plagosur në Nikaj të Kaçanikut

08 shkurt 2018 10:28

Një person është arrestuar në fshatin Nikaj të Kaçanikut, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull, ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka pësuar një gërvishtje në kokë dhe ka kërkuar tretman mjekësor.

Tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe 3 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme