Vjedh revolen bashkëvendësit në Prilluzhë, arrestohet një serb Foto: Ilustrim

Vjedh revolen bashkëvendësit në Prilluzhë, arrestohet një serb

08 shkurt 2018 10:10

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një serb nga fshati Prilluzhë e Vushtrrisë i cili gjatë intervistimit ka pranuar se më 4 shkurt e kishte vjedhur një pistoletë në shtëpinë e një të dyshuari tjetër, po ashtu i nacionalitetit serb, i cili nuk e kishte raportuar rastin.

I dyshuari armën e vjedhur, ia kishte shitur një të dyshuari tjetër serb.

Me vendim të prokurorit janë arrestuar që të tre personat e përfshirë në rast dhe i dyshuari i cili kishte kryer vjedhjen është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme