Tre të arrestuar për pengim të policisë dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar për pengim të policisë dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë

07 shkurt 2018 14:38

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar tre persona të dyshuar për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare dhe armëmbajtje pa leje.

Rasti ka ndodhur në një kafiteri në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ku zyrtarët policor i janë përgjigjur një raportimi , se në atë lokal ka persona të armatosur.

“Pasi që zyrtarët policor kanë gjet dhe konfiskuar një armë zjarri, janë penguar nga tre persona të dyshuar. Të njëjtit nuk kanë përfillur zyrtarët policor dhe njëkohësisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit si dhe kanë ndërmarrë veprime me të cilat kanë penguar zyrtarët policor që të ushtrojnë autorizimin dhe kompetencën e tyre”, thuhet në njoftim.

Personat e arrestuar:

A. M, mashkull, 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

G. S, mashkull, 34 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

F. M, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Të arrestuarit po mbahen në qendrën e ndalimit në Prishtinë. Ata do të dërgohen në gjykatën kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme