Vizitorja në burgun e Dubravës kapet me drogë

Vizitorja në burgun e Dubravës kapet me drogë

07 shkurt 2018 11:16

Një femër është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi gjatë vizitës së një të burgosuri në Dubravë i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

Policia njofton se vizitorja kishte 0.4 gramë substancë narkotike.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme